Lajme

Në balotazh votojnë 397 të burgosur

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 14 November 2021

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se 397 të burgosur e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas listave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të drejtë vote kanë pasur 736 të burgosur, ndërkaq 339 të burgosur kanë refuzuar të votojnë, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosova, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.

-Advertisement-

“Ka përfunduar procesi i votimit të të burgosurve në të gjitha Institucionet Korrektuese. Sipas listave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur gjithsej 736 të burgosur, prej tyre të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 397 të burgosur, ndërsa 339 të burgosur kanë refuzuar”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera