Lajme

Në Bajgorë investimi i parë strategjik në Kosovë – 170 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 19 December 2019

Këtë të enjte, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, doli në konferencë për media me ambasadorin gjerman në Prishtinë Christian Heldt.

Këtu u bë i ditur një investim gjigant që do të ndodhë në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Kjo do të jetë në Bajgorë të Mitrovicës ku do të investohen plot 170 milionë euro.

-Advertisement-

“Projekti më i madh ekonomik për vendin, Parku i Erës në Bajgorë i ndërmarrjes SOËI Kosova tashmë është një realitet. Kosova do ta jetësoj projektin më të madh të energjisë së ripërtritshme në vend, një investim prej 170 milionë euro, mbështetur financiarisht nga BERZH, Erste Group Bank dhe agjencia gjermane Euler Hermes”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, sipas shefit në detyrë të qverisë, investimi i tillë po e shënon edhe partneritetin me shumë vende të fuqishme në botë, shkruan gazeta inFokus.

“Ky investim, që shënon edhe partneritetin e Kosovës me Gjermaninë, SHBA-të, Izraelin, Slloveninë dhe Austrinë, jetëson investitorin e parë strategjik dhe është rezultat i punës dinamike dy vjeçare, për të cilin Qeveria e vendit ka punuar pandërprerë për të ofruar gjithë përkrahjen dhe asistencën teknike”.

Në Bajgorë do të vendosen 27 turbina me kapacitet prej 105 megavatësh, të cilat do të prodhojnë energji elektrike, pa dëmtuar mjedisin.

“SOËI Kosova, do të vendosë 27 turbina të prodhuesit General Electric në rajonin e Bajgorës, me kapacitet të instaluar prej 105 megavatësh, për të prodhuar energji elektrike pa dëme në mjedis. Kjo energji elektrike është më se e nevojshme në vendin tonë, dhe përveç tjerash, me këto kapacitete ne përmbushim caqet për energji të ripërtritshme. Projekti do të përfundojë së ndërtuari në vitin 2021 dhe në gjithë rrugëtimin e tij, do të ofrojë qindra vende të reja të punës”, ka thënë Haradinaj.

“Parku i Erës në Bajgorë është është investimi më i madh i pasluftës në Kosovë dhe dëshmi për investime të tjera që vendi ynë mund t’i bëjë”.

“Sot, po fillon një epokë e re në Kosovë, e investimeve të mëdha dhe etapë në të cilën përgjegjësia ndaj mjedisit dhe komunitetit është parësore”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera