Auto&Tech

Në ankand mikroçipi i parë në botë

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 26 October 2017

Mikroçipi i parë në botë, i përdorur për t’i dhënë energji gjithçkaje, që nga smartphone tek anijet kozmike, do të shitet për 600 mijë dollarë në 60-vjetorin e shpikjes së tij.

Inxhinieri elektrik Jack Kilby ndërtoi një qark të integruar në 1958 bashkë me Tom Yeargan, i cili ishte tekniku drejtues për projektin në Texas Instruments.

Gjysmëpërcjellësi, jo më i madh se gishti i unazës, përfshin një varg të bakrit dhe tela ari të lidhura me geranium, montuar në xham dhe i ruajtur në një kasë plastike. Ky mikroçip i hapi rrugën krijimit të telefonave mobile dhe kompjuterave dhe u përdor në teknologji si në televizorë, makina, mikrovale dhe aparate dëgjimi.

-Advertisement-

Sot, 60 vjet pas krijimit, vajza e Yeargan, Leslie po e shet bashkë me një kumtesë ku tregon se si e krijoi atë.

Leslie thotë se babai i saj, i cili punoi për 25 vjet, realizoi shumë gjëra, por ndërtimi i këtij çipi “ishte kurorëzimi i arritjeve”. “Ishte fillimi i epokës së kompjuterit”, thotë ajo.

  

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera