Në Ambasadën e Shqipërisë, Kurti uron 28 Nëntorin

Autori: Gazeta inFokus
22:22 | 21 November 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë gjatë mbrëmjes së sotme në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit, 111 – vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Para të pranishmëve, kryeministri Kurti fillimisht uroi të gjithë shqiptarët për kualifikimin e kombëtares shqiptare të futbollit në EURO 2024.
Më tej, duke ndërlidhur tre data të rëndësishme për popullin shqiptar, kryeministri Kurti tha se ‘’28 Nëntori është datë themeltare e lirisë dhe e flamurit, e bashkimit dhe e pavarësisë, e shtetit dhe e fitores. 28 Nëntori i Skënderbeut në Krujë në mes të shekullit XV, 28 nëntori i Ismail Qemalit në Vlorë në fillim të shekullit XX, dhe 28 nëntori i Adem Jasharit në Prekaz në fund të shekullit XX, janë filli historik i thurjes kombëtare të ne shqiptarëve’’.
Ai tha se pikërisht në kulmin e fushatave kriminale të ushtrive serbe që shkuan deri në Durrës dhe Elbasan, patriotët shqiptarë të rrymave dhe krahëve të ndryshëm, u bashkuan rreth idesë së pavarësisë që u proklamua pasditen e 28 nëntorit 1912 në Kuvendin e Vlorës, ku Shqipëria u shpall e pavarur. Pas një jave do të mbushen plot 111 vite nga ajo ditë kur drejtuesi i atij kuvendi kombëtar, Ismail Qemal Vlora, u bë edhe kryeministri i parë i Shqipërisë së pavarur.
“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, ju uroj 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimit të shtetit shqiptar, duke i nisur urimet tona nga sot e deri më 28 nëntor, për liri të qytetarëve dhe barazi mes popujve të rajonit tonë ballkanik e të kontinentit tonë evropian, për paqe brenda shteteve e ndërmjet shteteve gjithandej botës, për siguri të qëndrueshme për të gjithë dhe progres gjithëpërfshirës për secilin”, shtoi ai.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Çfarë diskutonte ish-prokurori Metush Biraj me Shkodran Pulajn për gjykimin për 130 kg marihuanë?
Pesë vjet të procesit hetimor dhe gjyqësor për gjykimin e tre ish-akuzuarve N...
-
Kushëriri i Ardian Nikulajt humbi jetën në spital, detaje nga atentati i rëndë
Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Lezhë pas disa të shtënave m...
-
Zemaj kritikon LVV-në: 750 mijë euro investim pas tre viteve në pushtet, mashtrues që dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar partinë...
-
Termet i fuqishëm në këtë vend, shkakton paralajmërime për cunami
Tërmeti me magnitudë 7.5 goditi Mindanaon në Filipinet jugore të shtunën von...
-
Kosova e të ’90-ave futet në Wikipedia
Wikimedianët e Gjuhës Shqipe e plotësuan webfaqen më të famshme të informacio...
-
Mbrojtja e Kadri Veselit i reagon Prokurorisë për përgjimet në burg: Fakte të shtrembëruara nga incizime klandestine
Mbrojtja e Kadri Veselit ka kundërshtuar ashpër pretendimet e Zyrës së Prokur...
-
Emmerson: Specialja s’ka paraqitur prova se Veseli ndërhyri në drejtësi
Mbrojtja e Kadri Veselit ka paraqitur përgjigjen e saj ndaj Kërkesës Urgjente...
-
Masat nga BE mbesin, listohen humbjet që pëson Kosova
Kanë kaluar muaj prej kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndaj Kosovës. E k...
-
Gjendet pa shenja jete i moshuari në banesën e tij
Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Dedaj të Malësi...
-
Një nënë vjen në emisionin “ZGJOHU” për shkak të gjendjes së rëndë, Halil Kastrati shpërthen në lot dhe ia dhuron një banesë
Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati i ftuar...
-
Kuvendi Kombëtar i “Rithemelimit” vendos, Berisha rikonfirmohet kryetar
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kuvendin Kombëtar të “Rithemel...
-
Aliu publikon foto me ish-sekretarin Kerry dhe Osmanin: Dëgjuam fjalimin inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar të shtunën një fotograf...