Lajme

Në 24 orët e fundit, ngrihen 80 aktakuza në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 28 January 2021

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë ngritur 80 aktakuza për vepra të ndryshme.

Brenda kësaj kohe, janë ndaluar 10 persona si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave për shkak të dyshimit se ata kanë kryer vepra të ndryshme penale.

“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë (80) aktakuza, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale”, është thënë për media.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera