Rajoni dhe Bota

“Në 2017 pritet të thyhet rekordi i turistëve në Shqipëri”

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 25 July 2017

Kryeinspektorka e Inspektoriatit Shteteror të Mbikëqyrjes së Tregut, Ejana Xhixha tha se 2017 mund të thyejë rekordin e turistëve në Shqipëri.

Në emisionin “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçe Xhixha tha se në 2017 ka ndryshuar edhe struktura e turistëve që do të thotë se turistët nuk janë vetëm nga Kosova dhe Maqedonia, por edhe nga Europa.

Ejana Xhixha: Ajo që doja të ndaja me publikun është rritje e turistëve të huaj   që vizitojnë Shqipërinë për qëllime turistike. Kjo është një e dhënë shumë e mirë, që do të thotë që krahasuar me 2015-2016 kishte një rritje të konsiderueshme, në 2017  ka pritshmëri dhe projeksion një thyerje rekord e rritjes turistike. Ajo që vërehet është edhe ndryshimi i strukturës së turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

-Advertisement-

Nga vijnë?
Ejana Xhixha: Ndryshe nga struktura e 2015 dhe pak nga 2016 që dominohej nga shqiptarët e Kosovës apo Maqedonisë tashmë kemi diversitet të turisteve. Operatorët turistikë shqiptarë kanë kontrata me operatorët europiane. Kemi çek, polakë, sllovakë, grekë, Italianë pra kemi kontrata 4-vjecare me angazhime me afat mbi sezonin turistik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera