Lajme

Në 15 fotografi: Vrasja e ish-kryeministrit Abe

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 08 July 2022

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, vdiq pasi u sulmua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara.

Abe, 67 vjeç, po mbante një fjalim për zgjedhjet, kur u qëllua me dy plumba.

Sulmuesi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes, ndërsa Abe u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë.

-Advertisement-

(Fotografitë më poshtë, janë nga DailyMail dhe tregojnë momente t ëish-kryeministrit Abe, para dhe pasi u qëllua, përcjell Periskopi)

“Sipas një zyrtari të lartë të LDP-së [partisë së Abes], ish-kryeministri vdiq në një spital në Kashihara, rajoni Nara, ku po merrte trajtim mjekësor. Ai ishte 67 vjeç”, raportoi NHK.

Sipas burimit të njëjtë, sulmuesi i dyshuar, i identifikuar si Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, i ka thënë policisë se ishte i pakënaqur me Aben dhe se donte ta vriste.

“Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”, tha sekretari i kabinetit japonez, Hirokazu Matsuno.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera