Sport

Nëntë futbollist të Kosovës do të mungojnë në ndeshjet e shtatorit

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 31 August 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll këtë javë zhvillon dy ndeshje në kuadër të grupit C në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ luajnë kundër Moldavisë më 3 shtator dhe me Greqinë më 6 shtator, takime këto që luhen pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë ‘Covid-19’.

Javën e kaluar përzgjedhësi Challandes publikoj listën e lojtarëve të ftuar në grumbullim ku u vërejt mungesa e Vedat Muriqit dhe Edon Zhegroves.

-Advertisement-

Por si duket këto nuk do të jenë mungesat e vetme pasi në listë tashmë janë shtuar 9 futbollist të cilët nuk do të mund të paraqiten për Kosovën, kjo për arsye të karantinimit të disa shtete të Evropës që i’a kanë vënë kosovarëve.

Milot Rashica, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Arbenit Xhemajli, Florent Muslija, Elbasan Rashani dhe Herolind Shala janë emrat e nëntshës që do të mungojnë në ndeshjet e kombëtares.

Ndërkaq Edon Zhegrova është ftuar në grumbullim, ani pse nuk ishte në 100% e tij më të mirë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera