Ndërron jetë Imri Ilazi, ushtaraku i UÇK-së i njohur si Komandant Ferri
Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 28 September 2024
Ka vdekur sot Imri Ilazi, ushtaraku i i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe gjenerali i FSK-së, i njohur si Komandant Ferri.
Lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar kryetari i Ferizaj, Agim Aliu, i cili tha se Komandat Ferri la mërgimin për t’iu bashkuar UÇK-së dhe pas luftës kontributin e tij e dha edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin se sot, pikërisht në Ditën e Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Ferizajt, u nda nga jeta Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së, veprimtari politik, bashkëqytetari ynë i çmuar, Imri Ilazi – Komandant Ferri. Sa i rëndë ky lajm, sa i thellë ky pikëllim, kur Gjeneralit po i japim lamtumirën e fundit. Gjeneral Imri Ilazi – Komandant Ferri gjithë jetën e tij ishte shëmbëlltyrë e atdhedashurisë, dalzotës i atdheut, prijës i shquar e luftëtar sypatrembur”.
“Komandant Ferri barti mbi supe luftën çlirimtare për të cilën erdhi nga mërgimi duke iu bashkuar radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke qenë zëvendëskomandant në Zonën Operative të Neredimes. Kontributi i tij i pashlyeshëm mbetet vlerë dalluese edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke qenë Gjeneral i saj, ku përgatiti gjeneratat e ushtarëve të Kosovës. Shembulli i tij atdhetar, mbetet i veçantë në universin gjithëkombëtar, duke e përjetësuar me veprën e tij të jashtëzakonshme, luftën për çlirim , lirinë e Kosovës. Lamtumirë Gjeneral!”, shkroi Aliu, duke ngushëlluar familjen e tij e bashkëluftëtarët.
Për vdekjen e tij shkroi edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
“Paska ndërruar jetë një patriot i shquar, që la mërgimin për t’i dalë zot atdheut në kohët më të vështira. Gjeneral Imri Ilazin do ta kujtojmë si patriot e intelektual, që nuk kurseu asgjë në shërbim të vendit – para, gjatë dhe pas luftës. Ngushëllimet më të thella familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të Komandant Ferrit!”.
Të tjera
-
Sfidat e rrezikshme, kërkohet mbyllja e Tik Tok-ut dhe futja e edukimit medial në shkolla
Fenomeni i vetëlendimi tek disa nxënëse në shkollat në Kosovë ka alarmuar të ...
-
Hapet sot edicioni i dhjetë i Shkollës Diplomatike
Sot nga ora 09:30 do të bëhet hapja e edicionit të dhjetë të Shkollës Diploma...
-
Ministri bullgar sot viziton Kosovën, nënshkruajnë me Çekun një marrëveshje
Ministri bullgar i Kulturës, Nayden Todorov, do të qëndroj sot për vizitë në ...
-
PDK-ja nuk vendos vija të kuqe për koalicionin me VV-në, Haliti tregon “kushtet”
Partia Demokratike e Kosovës nuk vendos vija të kuqe për asnjë parti politike...
-
Ministria e Mbrojtjes thotë se ushtrinë po e lëshojnë ata që s’e përballojnë disiplinën
Ministria e Mbrojtjes ka justifikuar largimin e 251 ushtarëve nga Forca e Sig...
-
Gërvalla bisedon me studentët shqiptarë në Zurich
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bashkëbisedua...
-
Ursula von der Leyen të shtunën në Prishtinë takon Osmanin e Kurtin
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen këtë javë do ta nisë ...
-
O’Brien dhe Eichorst sot në Prishtinë, pritet të takohen me Kurtin
Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien...
-
Fadil Geci dëshmon sot në Speciale për Komunikatën 59
Halil Geci, ka njoftuar se vëllai i tij, ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, ...
-
Eurodeputeti holandez: Askush nga Serbia nuk u dënua për sulmin në Banjskë
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar nga shtetet anëtare të Bashki...
-
Moti sot me diell
Kjo javë parashihet të jetë me kushte stabile meteorologjike. Sipas Instituti...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...