Rozë

Ndryshon sërish lista, CR7 e rrëzon nga froni “The Rock”

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 17 May 2022

Është publikuar sërish lista e të famshmëve më të paguar në bazë të çmimit që paguhen për postime në Instagram, dhe ‘The Rock’ nuk është në vendin e parë.

“Lista e të pasurve në Instagram” përmban emrat më të mëdhenj në Hollywood dhe në listën e publikuar vitin e kaluar, Dwayne Johnson ishte në vendin e parë, duke ndërsa në vendin e dytë Kylie Jenner, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, këtë vit, Dwayne është në vendin e dytë ndërsa Kylie në vendin e katërt.

-Advertisement-

Më poshtë janë listuar 5 më të paguarit, ky kryeson CR7.

1. Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo

Ndjekësit: 442 milionë
Kostoja për postim: 1,604,000 dollarë

2. Dwayne “The Rock” Johnson

Ndjekësit: 315 milionë
Kostoja për postim: 1,523,000 dollarë

3. Ariana Grande

Ndjekësit: 319 milionë
Kostoja për postim: 1,510,000 dollarë

4. Kylie Jenner

Ndjekësit: 338 milionë
Kostoja për postim: 1,494,000 dollarë

5. Selena Gomez

Ndjekësit: 319 milionë
Kostoja për postim: 1,468,000 dollarë./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera