Sport

Ndryshon renditja e Superligës së Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 20 October 2020

Në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar, sot janë zhvilluar dy takime mjaftë interesante, shkruan Gazeta inFokus.

Arbëria ka fituar si mysafire ndaj Drenicës me rezultat minimal 1-0, ndërsa Besa dhe Llapi i kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 2-2.

Pas këtyre dy ndeshjeve ka ndryshuar edhe renditja në Superligë.

-Advertisement-

Pas triumfit në Skenderaj, Arbëria ka kaluar në pozitën e dytë me 11-të pikë, 5 me pak se Ballkani që kryeson, por që ka një ndeshje me pak të luajtur.

Drenica pas disfatës nga skuadra lipjanase vazhdon të mbetet e 6-ta me 8-të pikë.

Besa me pikën e arkëtuar ndaj Llapit ka shkuar në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Llapi befasisht pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara gjendet i fundit me vetëm dy pikë.

Më poshtë keni renditjen e Superligës së Kosovës pas dy dueleve të luajtura sot./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera