Lajme

Ndryshojnë kushtet për pajisjen me patentë shofer

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 19 April 2018

Qeveria e Kosovës po mban sot mbledhjen e radhës të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Ndër të tjerash në këtë mbledhje është aprovuar propozim-vendimi për ndryshimin e vendosjes së standardeve minimale të aftësisë psiko-fizike për shofer të automjeteve.

Propozimi nga Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është aprovuar pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Sipas Ministrit Lekaj ky vendim do të ndihmojë të gjithë vozitësit dhe gjithë procesin e pajisjeve me leje nga qytetarët e Kosovës.

-Advertisement-

Propozimi është bërë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punëve të Brendshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera