Lajme

Ndryshimi i kufijve, Vulin ka një porosi për kryeministrin e Kroacisë

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 29 Gusht 2018

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka porositur kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq se Kroacia nuk duhet të ketë frikë nga një Serbi e suksesshme dhe e fuqishme, pasi sipas tij, një Serbi e suksesshme dhe e fuqishme garanton paqe dhe stabilitet në të gjithë Ballkanin dhe rajonin e Evropës Juglindore dhe ai që ka frikë prej kësaj ‘nuk ka qëllime të mira’.

“Kroacia ishte në radhët e para kur ishte e nevojshme të njihej pavarësia e Kosovës dhe kur ishte e nevojshme të copëtohej Serbia dhe të ndryshohej kufijtë në Ballkan. Tani frikësohet se Serbia do të zgjidhë, pa ndonjë konflikt, problemet e saj dhe se Serbia do të vazhdojë të forcohet”, tha Vulin duke iu përgjigjur deklaratës së Plenkoviq, i cili tha dje në Berlin se kundërshtoi ndryshimin e kufijve.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy