Lajme

Ndryshimi i orës, një orë para apo një pas – akoma pa dakordim rreth debatit të shumëpërfolur në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 04 October 2021

Edhe pse Komisioni Evropian tre vite më parë propozoi heqjen e ndryshimit të orës gjatë dimrit, vendet anëtare ende nuk janë pajtuar rreth kësaj çështje dhe duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë as në një të ardhme të afërt.

“Të dielën më 31 tetor, do të lëvizim orën”, ka thënë të premten zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan de Keersmaecker, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë po ndodh me propozimin për heqjen e ndryshimit të orës pas përfundimit të javës së fundit të marsit dhe asaj të tetorit, transmeton Telegrafi.

Lëvizja e orës do të duhej të ndalej në vitin 2019, pasi që ish-presidenti i KE-së, Jean Clause Junker, në vitin 2018 pati propozuar që të aplikohet një praktikë e tillë në tërë Bashkimin Evropian, duke ua lënë në dorë vendeve anëtare që të vendosin nëse do të përkrahin kohën verore apo dimërore të orës.

-Advertisement-

by TaboolaSponsored LinksYou May Like
Gnjilane: Dental Braces Prices Might Actually Surprise You
Dental Braces | Search Ads
Propozimin e kishte përkrahur Parlamenti Evropian në vitin 2019, por do të duhej ta miratonin vendet anëtare. Aktualisht nuk ka një informacion nëse propozimi do të mund të kishte përkrahjen e tyre.

“Tani është në duart e vendeve anëtare”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Në anën tjetër, ministrat evropian të Komunikacionit, kanë vendosur në dhjetor të vitit 2018 të shtyjnë vendimin për heqjen e lëvizjes së orës nga viti 2021, por nga atëherë asgjë nuk ka ndodhur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera