Lajme

Ndryshimi drastik i Albin Kurtit për 3 muaj: “Nuk zgjat as 5 orë, nuk bëjmë koalicion me ta”, deklarata për LDK-në në fushatën

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 05 May 2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, me kërkesë për bashkëpunim dhe krijim të një koalicioni ndërmjet dy partive, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë letër që e siguroi Gazeta Infokus, Kurti i bën thirrje Abdixhikut për të bashkuar forcat politike, duke argumentuar se një gjë e tillë përkrahet edhe nga elektorati i të dy partive.

Megjithatë, kjo qasje shënon një kthesë të fortë krahasuar me qëndrimet e Kurtit gjatë fushatës zgjedhore, kur ai kishte përjashtuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me LDK-në. Madje gjatë fushatës ai edhe tallej me këtë çështje, duke quajtur LDK-në edhe “LDKyhi”.

-Advertisement-

Në një nga tubimet në Prizren, Kurti kishte deklaruar:

“Na e kemi provu koalicionin me ta, 51 ditë na ka zgjatë. O për Zotin qetash as 5 orë s’mundet me zgjatë. Kështu që na s’bojmë koalicion me ta. Na kemi koalicion me njëri-tjetrin, me popullin.”

Ai pati akuzuar LDK-në për pengim të proceseve dhe kishte thënë se Vetëvendosje do të qeveriste vetëm, pa “nevojë për dikë tjetër që vetëm na qet zall në rrota”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera