Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Nasufi: Duhen disa ndryshime edhe për shqiptarët

Autori: Gazeta inFokus
11:56 | 13 August 2023
Shqiptarët në Maqedoni të Veriut duhet të konkretizojnë shtetësinë e tyre përmes ndryshimeve kushtetuese dhe mos t’i lënë çështjet me rëndësi kombëtare në vullnetarizëm politik, thotë Xhevdet Nasufi, një prej hartuesve të Marrëveshjes se Ohrit. Sipas tij, posti i kryeministrit e funksione të tjera të rëndësishme duhet të përcaktohen me kushtetutë. Për pozitën e shqiptarëve atje si dhe situatën aktuale politike, Nasufi flet në një intervistë për KosovaPress në 22-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila sipas tij, vazhdon të mos zbatohet në tërësi.
Ish-ministri i Drejtësisë vlerëson se një pjesë te përgjegjësisë për mosrealizim të plotë të marrëveshjes kornizë e kanë vet partitë politike shqiptare atje.
“Maqedonia jo që nuk arriti ta realizojë, kryesisht me fajin e shqiptarëve, decentralizimin e duhur, sepse ne kemi decentralizim territorial por akoma jemi larg decentralizimit që është një kompetentë shumë e rëndësishme e të drejtave, lirive, benefiteve të një kombi në një mes të caktuar siç është pushteti vendor. Njëkohësisht nuk mund të krenohemi për përfaqësimin e denjë apo të barabartë sepse për çështje madhore që kanë të bëjnë me shtetin përsëri vendimtarët janë maqedonasit, të cilët konsiderojnë se shteti është krejtësisht i tyre, dhe na lejojnë të themi aq sa ata mendojnë se duhet, dhe në këtë pikë ata janë unikë, kurse shqiptarët që nuk janë unikë, por janë divergjentë në aktivitetin e tyre për arsye edhe banale. Tani te përfaqësimi ndoshta është absurde kur shohim se kemi një numër të madh ministrash, por komponentë formale e një barazie nuk mund të krahasohet me kompetenten përmbajtjesore, me përfaqësimin që është vendimmarrje në nivelet më të larta të shtetformimit apo vendimmarrjeve shtetërore, aty është shumë e rëndësishme që të kushtohet vëmendje edhe politika e brendshme”, thotë ai.
Derisa Maqedonia e Veriut është në prag të ndryshimeve kushtetuese për te futur popullin bullgar në preambulën e kushtetutës, Nasufi thotë se në këto ndryshime duhet të përfshihesh edhe disa çështje për shqiptarët.
“Ngërçi i tillë politik sido që të zgjidhet nuk do të çojë shumë Maqedoninë përpara, qoftë në rrafshin ekonomik, qoftë në rrafshin politik. Mirëpo jam shumë skeptik që shqiptarët do të insistojnë bashkërisht në këto ndryshime kushtetuese të kërkojnë bile atë që them dhe që duhet – Marrëveshja e Ohrit nuk është tabu, Marrëveshja e Ohrit nuk është Kuran, Marrëveshja e Ohrit nuk është akt statik, jeta është shumë më e pasur, jeta është shumë më përmbajtjesore, shumë më e avancuar se një akt politik juridik siç është Marrëveshja e Ohrit. Prandaj është e pakuptueshme qe bashkë me ndryshimet kushtetuese qe i takon që bullgarët të përfshihen në preambulë, duhet të bëhen ndryshime edhe në pjesën që të precizohet shtetësia e shqiptarëve në Maqedoni në mënyrë më precize, në mënyrë më të thukët, në mënyrë më konkrete, bile për një periudhë”, thotë Nasufi.
Nasufi thotë se në institucionet publike ka një diversitet, por sipas tij, nuk ka një autoktoni për shqiptarët sa i përket vendimmarrjeve me interes parësor shtetëror.
Këtu ai përmend pozitat e rëndësishme shtetërore, siç është ajo e kryeministrit, për çka thotë se as që mund te imagjinohet që një shqiptar të marrë këtë post me procedurë të rregullt.
“Nuk mund t’ia lejojmë vullnetarizmit politik gjërat madhore kombëtare, kjo që veprohet tani është vullnetarizëm politik, dilet në fushata politike, deklarohet do ta bëjmë kryeministrin e parë shqiptar, do ta bëjmë planin e gjelbër, do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë atë, e nuk bëhet asgjë. Një parti del, një parti hyn, bile në planin kombëtar nuk kemi të institucionalizuar edhe veprimin partiak politik. Shumë parti, dy a tre në qeverisje, qeverisjet janë koalicione, qeverisjet janë ndëretnike, a dihet kur janë qeverisjet ndëretnike – qeverisjet janë ndëretnike kur ka probleme ndëretnike, vet fakti që qeverisin bashkë shqiptarët me maqedonasit dhe nuk bën ndryshe faktikisht dihet që ka probleme ndëretnike. E tash si mund të deklarohet që Marrëveshja e Ohrit është zbatuar se problemet u zgjidhen, nuk ka kuptim as politik, as juridik, logjik nuk ka, thotë Nasufi.
Derisa flet për ndryshimet kushtetuese që të cilat do t’i bënin bullgarët pjesë të kushtetutës, çka edhe është kusht për t’i vazhduar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Nasufi thotë se këto të fundit po rrezikohen nga politika e brendshme.
“Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni neve duhet t’i shikojmë në dy segmente, shikoni sa lehtë insistohet që 20 përqindëshi të hiqet nga Kushtetuta që edhe është koha të hiqet, e shikoni se ajo temë as nuk mund të futet në procedurë që është një shenjë se në Maqedoni në rrafshin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve ekziston tabuja, nuk mund as të diskutohet që kjo të futet brenda. E nga ana tjetër, Bullgaria që po insiston për ndryshime ka dal tash një parti që unë kam njohuri për të në themel, e cila për arsye partiake e politike bën pengesë dhe ka mundësi që ta bllokojë dhe do e bllokojë ndryshimin, vetvetiu kjo do të kërkojë ndryshim të politikës në Maqedoni, nëpërmjet zgjedhjeve të reja… Ato negociata (me Bashkimin Evropian) po rrezikohen, po rrezikohen në kuptimin e brendshëm sepse në planin ndërkombëtar strategjik Bashkimi Evropian nuk heq dorë nga integrimi i Ballkanit në BE, ajo mund te marrë kohë, por nuk eshtë interesi i qytetarëve që ky proces të zgjatë në pafundësi”, thotë ai.
22 vjet më parë është nënshkruar kontrata në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve e cila i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut.
Ajo që njihet si Marrëveshja e Ohrit, u arrit me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare ndërsa dha kontribut për zgjidhjen politike të krizës ndëretnike në vendin fqinj.
Nasufi atë kohë ishte ministër i Drejtësisë, pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare dhe bashkë me kreun e partisë, Arbën Xhaferi, i cili ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit, morën pjesë në negociatat që zgjatën rreth dhjetë ditë e që rezultuan me marrëveshje paqe në mes te dy komuniteteve.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...