Lajme

Ndryshimet e para pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 09 September 2022

Princi William dhe Kate kanë përditësuar profilet e tyre në mediat sociale për të pasqyruar titujt e tyre të rinj, Duka dhe Dukesha e Cornwall dhe Kembrixhit.

Si djali i madh i Charles, William, 40 vjeç, ka trashëguar titullin Duka i Cornwall pas vdekjes së Mbretëreshës.

Williamit, në një fazë, do t’i jepet titulli Princi i Uellsit – i cili përdoret tradicionalisht për trashëgimtarin mashkull të fronit, shkruan DailyMail.

-Advertisement-

Princi, babai i të cilit është tani Mbreti Charles III, ishte ndër anëtarët e familjes mbretërore që kishin shkuar me nxitim në Balmoral pasi dëgjuan se shëndeti i Mbretëreshës po përkeqësohej.

Mbretëresha Elizabeta II ka vdekur dje pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera