Lifestyle

“Ndryshime të mëdha para festave”, astrologia e njohur befason me parashikimin e saj

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 20 December 2017

Periudha e fundvitit është më e bukura për pjesën më të madhe të njerëzve, për shkak të atmosferës së festave dhe ngrohtësisë që krijohet brenda familjes, kur jashtë bën ftohtë.
Gjithashtu, në këtë periudhë njerëzit janë më të predispozuar që të bëjnë ndryshime në jetën e tyre. Për këtë arsye vjen edhe parashikimi nga astrologia e njohur Meri Shehu, e cila njofton të gjithë ndryshimet për shenjat e horoskopit, para festave.

Sipas saj shumë ndryshime të mëdha priten për të gjitha shenjat duke filluar që nga dita e sotme.

Ajo parashikon:

-Advertisement-

Pak para festave dhe Mërkuri, Plutoni dhe Saturni po bashkojnë fuqitë e tyre për të dhënë një Mesazh Diturie dhe Sofik. Këto ditë ku të gjithë bëjnë llogaritë e vitit, Merkuri i kundërt në Shigjetar kërkon ta kthejmë vëmendjen në të shkuarën e largët dhe të afërt.
Ajo çfarë duam të kuptojmë është:

1 – Kemi qenë në një farë mënyrë Naiv;

2 – Detyruam dëshirën dhe idetë tona tek të tjerët;

3- U bëme karrem apo na afruan me dredhi.

Me zgjuarsi dhe instinkt do kuptojmë rrezikun dhe goditjet dhe do u largohemi bashkëveprimeve jo të shëndetshme. Nga nesër, Saturni do futet në Bricjap dhe do i jap gjithkujt vendin që i takon.

Dashi do ketë takime të cilat do sjellin një mundësi të re dhe një dritare komunikimi në çështje të rëndësishme, por edhe me persona të rëndësishëm.

Demi do behet gati për një fazë të re dhe shumë të fuqishme në jetën e tij duke menduar një ndryshim me përmasa të mëdha.

Binjaket do kenë një takim shumë personal dhe i hapet rruga për një sqarim në çështjet ekonomike e detyrimet me të tjerët.

Gaforrja do shikojë mundësitë për tu bërë më tolerantë dhe për tu hapur rrugë ndryshimeve dhe rigjenerimit të marrëdhënieve. Sot merr fund një punë e lënë përgjysmë.

Luani do ketë një lajm të mirë pune dhe udhëtime të cilat do përcaktojnë ecurinë e mëtejshme në lidhje me ekonominë dhe jetën e përditshme.

Virgjëresha do ketë projekte ambicioze dhe tendencën për të argëtuar e bërë gjëra më të dukshme e krijuese. Jeta erotike do duket më favorshme.

Peshorja do kërkojë ndryshim të ambientit rrethues ndryshim të vendbanimit apo tendencën për të thirrur shume njerëz të dashur afër vetes.

Akrepi më në fund do kërkojë qëndrueshmëri dhe vlerësim në çështjet ekonomike të cilat duhet të vijnë si kurorëzim i kaq viteve përpjekje.

Shigjetari do jetë në kërkim të më së mirës në jetën personale dhe ne atë materiale. Çdo gjë që universi ja ka refuzuar apo vonuar ka ardhur momenti ta marrin.

Bricjapi do jetë zot i heshtjeve dhe kërkesave apo iniciativave. Sot fillon një ditë e re dhe shumë afatgjatë për të bërë të mundur çdo plan.

Ujori do kërkojë stabilitet në planet e tij dhe strategji shumë të organizuara që më në fund të gjendet në pozicion e kërkesave të tij të larta.

Peshqit do kenë mundësi të flasin të qajnë hallet e tyre dhe do marrin mbështetjen e duhur dhe ndoshta akoma më shumë se sa e mendojnë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera