Lajme

Ndryshime në qeverinë siriane, Assad ndërron tre ministra

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 01 January 2018

Presidenti sirian Bashar Al Assad ka zëvendësuar tre ministra në qeveri – atë për mbrojtje, informim dhe industri, transmetojnë mediat siriane.

Assad ka emëruar gjeneralin Ali Abdullah Ajub në postin e ministrit të Mbrojtjes, Mohamed Mazen Ali Jusef në vendin e ministrit të Industrisë, derisa Imad Abdullah Sarah është ministër i ri për Informim.Ajub, i cili ishte shef i shtabit të përgjithshëm, është pjesëtar i sektit alavit, degë e islamit shiit, të cilit i takon edhe Assad, transmeton Reuters.

Gjenerali Ajub ka zëvendësuar Fahd Jasem el Freixhi, i cili ishte ministër i mbrojtjes që nga viti 2012. Ministri i ri i Informimit më herët ka qenë shef i radio-televizionit shtetëror.

-Advertisement-

AP shkruan se nuk dihen arsyet për ndryshime në qeveri,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera