Lajme

Ndryshime në ‘Qeverinë Haradinaj’ – Pritet shkarkimi i ministrit Bajram Hasani

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 08 February 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj sapo të kthehet nga Amerika ku po merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” ka gjasë të filloi javën me shkarkim të një ministri.

Burime të sigurta të portalit INFOKUSI brenda qeverisë kanë bërë të ditur se tashmë ka një vendim dhe një pajtim të plotë mes partnerëve të koalicionit për ta shkarkuar nga detyra ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Shkarkimi i ministrit Hasani, siç është bërë e ditur nga një zyrtar i qeverisë është marrëveshje e partnerëve të koalicionit dhe kërkesë e kryetarit të partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.

-Advertisement-

Infokusi ka provuar të marr përgjigje nga ministri Hasani lidhur më këtë vendim, por ai nuk është përgjigjur.

Në vend të Hasanit do të emërohet një person tjetër nga po e njëjta parti. Infokusi është në pritje të konfirmimit dhe pas pak do t’iu njoftoi për emrin e ministrit të ri, që do ta zëvendësoi Bajram Hasanin./INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera