Lajme

Ndryshim drastik i motit, nga nesër ky mot iu pret

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 07 February 2018

Moti si në ‘pranverë’ s’do vazhdojë edhe ditët e ardhshme. Kështu parashikojnë meteorologët e vendit. Sipas Prishtina Weather, ditëve në vijim do kemi mot me shi dhe me borë, si dhe do zbresin temperaturat. Më ftohtë do jetë nga dita e shtunë, kur temperaturat do zbresin më shumë.

Mëposhtë keni parashikimet e motit nga sot deri më 11 shkurt.

7.02 – Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes dhe në mbrëmje vende-vende me reshje të dobëta shiu.
8.02 – Mot kryesisht me vransira, vende-vende me reshje të dobëta shiu.

-Advertisement-

9.02 – Mot me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

10.02-11.02 – Mot i ftohtë dhe i vranët. Të shtunën paradite fillojnë të reshura shiu, që gjatë ditës do të shndërrohen në reshje të qëndrueshme bore. Reshjet e borës kohëpaskohe vazhdojnë edhe ditën e diel.

Moti dinamik gjatë ditëve të ardhshme me erëra, pritet të sjell përmirësim në vlerat ditore të AQI që do të luhaten në mes vlerave të mira dhe mesatare, ndërsa të premten vlerat maksimale kanë tendencë të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbesin mbi vlera mesatare, e në fundjavë do të zbresin rreth këtyre vlerave. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 2C, e ato maksimale nga 8C deri në 9C, e në fundjavë do të zbresin në 2C deri 4C.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga juglindja-jugperëndimi 7-10m/s, me hove deri në 15m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera