Lajme

Ndryshe nga shefi i partisë që s’ishte në dijeni, LVV-ja mbështet “Marshin për Drejtësi”

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 31 March 2023

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka thënë se e mbështet Marshin për Drejtësi që do të mbahet këtë të diele.

Ky marsh ka për qëllim thirrjen për drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Në këtë komunikatë përveç Rexhep Selimit nuk përmendet edhe emri i Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit. Mirëpo LVV-ja krerëve të UÇK-së iu drejtua me përemrin vetor “ata”.

-Advertisement-

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës.

Ne jemi të bindur se ata do ta tejkalojnë me faqe të bardhë edhe këtë sfidë, duke mbrojtur edhe njëherë luftën e drejtë të UÇK-së dhe popullit të saj nga akuzat e padrejta dhe nga fushatat që synojnë përbaltjen e luftës së shqiptarëve të shtypur”, thuhet në komunikatën e LVV-së.

Kujtojmë se Kurti në një intervistë televizive ka thënë se nuk është dijeni për këtë iniciativë.

“Paj po e shoh organizatorin dhe kërkesën. Me thënë të drejtën nuk kam dëgjuar për këtë iniciativë, por si është dita ime këtu ndonëse duket afër 2 prilli i të dielës ka ca kohë”, tha Kurti në Rubikon të Klan Kosovës.

“Marshi i Drejtësisë” për të cilin Kurti nuk ka dëgjuar merr përkrahje masive nga fytyrat publike

Marshi për drejtësi që ka për qëllim mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë, do të mbahet nga ora 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera