Lajme

Ndryshe nga e gjithë bota: Në këtë shtet as edhe një rast i raportuar me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 08 April 2020

Në Korenë e Veriut, një nga vendet e pakta në botë që nuk ka raportuar për as edhe një rast me coronavirus, thonë se janë duke u kryer teste për COVID-19 dhe se më shumë se 500 persona janë futur në karantinë, ka bërë të ditur për Reuters, përfaqësuesi i OBSH-së për këtë vend, Edwin Salvador.

Ai ka shtuar se Koreja e Veriut ka kapacitetet të kryej teste të coronavirusit në laboratorin nacional në Pyongyang. Salvador në përgjigjen e dhënë agjencisë britanike të lajmeve, ka thënë se nga 2 prilli, 709 persona janë testuar për COVID-19, në mesin e tyre 11 të huaj, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka raportime për ndonjë rast me COVID-19. Në karantinë janë futur 509 persona, dy të huaj dhe 507 tjerë që janë shtetas së Koresë së Veriut”, ka shtuar Salvador.

-Advertisement-

 

Ai ka pranuar se nga 31 dhjetori, 24.842 persona janë liruar nga karantinimi, në mesin e të cilëve ishin edhe 380 të huaj. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera