Lajme

‘Ndriçohet” Rahoveci

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 02 June 2017

Kanë nisur punimet për realizimin e njërit ndër projektet më të mëdha në qytetin e Rahovecit, ky projekt ka të bëjë me “Aplikimin e masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”, projekti do të realizohet në bashkëfinancim në mes Komunës së Rahovecit dhe MAPL-së.

Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, shprehet se projekti për “Aplikimin e masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”, është njëri ndër  projektet më të mira dhe më moderne që është planifikuar të realizohet në qytet. Punimet në realizimin e këtij projekti, kanë nisur nga semaforët në rrugën” Selajdin Mullabazi-Mici”, kompania kontraktuese do të punoj ashtu siç edhe ne kërkojmë, të hap kanalin pjesë, pjesë dhe të fut pajisjet e nevojshme dhe më pas të rregulloj trotuarin, në mënyrë që mos të paraqiten probleme në lëvizjen e qytetarëve nëpër trotuare.

Në kuadër të projektit, rrugët të cilat do të bëhen me ndriçim publik janë: “ Mizair Isma”, “Avdulla Bugari”, “Xhelal Hajda”, “Sheh Mihedini”, “Jahja Danuza” dhe rruga “Shkelzen Krasniqi”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera