Lajme

Ndriçimi i fshatit Pjetërshan në Gjakovë për Krishtlindje (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 24 December 2017

Fshati Pjetërshan në Gjakovë edhe këtë vit ka vazhduar traditën e dekorimit dhe ndriçimit për Krishtlindjet dhe për Vitin e Ri.

Për disa ditë me radhë, shumë djem të rinj të këtij fshati dhe fshatrave përreth, punuan që ky dekorim të ketë një pamje të mahnitshme.

Rreth 1500 euro u mblodhën nga bashkëfshatarët për të ndriçuar oborrin e kishës dhe një pjesë të fshatit.

-Advertisement-

Banorët e fshatit thanë se vizitorë të ndryshëm e vizitojnë këtë vend këto ditë për festat e fundvitit dhe mahniten me bukurinë e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera