Lajme

Ndriçim i dobët në një vendvotim në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 22 October 2017

Vetëm një dritë po funksionon në vendvotimin 0801C/02R të Klinës.

 Ndriçimi është i dobët në Shkollën “Ismet Raci” të Klinës ku është i vendosur vendvotimi 0801C/02R.

Kryesuesi i vendvotimit ka thënë se në këto kushte nuk do ta fillojë numërimin e votave.

Në klasën ku është vendosur vendvotimi po funksionon vetëm njëra nga dritat.

-Advertisement-

KALLXO.com shkroi sot edhe për një defekt të rrymës në Shkollën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, i cili u rregullua nga KEDS-i pas shkrimit të publikuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera