Ndotja e ajrit kërcënon seriozisht shëndetin e banorëve të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
09:20 | 12 Janar 2018
Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike vlerësojnë se ndotja e ajrit po e kërcënon seriozisht shëndetin e popullatës. Në anën tjetër, Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se situata nuk është alarmante, sepse ende nuk ka tejkalime të vlerave të lejuara.
Ndotja e ajrit jashtë vlerave të lejuara në sezonin e dimrit, ka bërë që zyrtarë të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, alarmojnë për rritje të rasteve të pacienteve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Antigona Ukhaxhaj,nga ky institucion, tha për Radio Kosovën se gjendja e cilësisë së ajrit e më konkretisht në Prishtinë është shqetësuese.
“Matjet të cilat ne i kemi bë ne në pikat monitoruese, para tre ditëve kemi pasur mjaft tejkalime, por edhe para dy netëve sipas ambasadës amerikane ajri ka qenë i pashëndetshëm. Matjet kanë mbërri vlerat deri në 306, sipas air- kuality kontroll-it”.
Por, Ilir Morina kryeshef i Agjensisë për Mbrojtjen e Mjedisit, e mohon një gjë të tillë.
“Ende jemi në atë kuotën prej 100 deri në 133 mikronë për metër kub qe do të thotë jemi në zonën e moderuar”, tha ai.
Pulmologu Skënder Bacaj, mohon se ka rritje të rasteve në kliniken e pulmologjis në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“ Një prej elementeve me të shpeshta të bronkitit kronik si dhe ames është edhe ndotja e ambientit, por jo në atë masë sa po alarmohet në media apo në opinionin tonë publik. Gjendja nuk është aq alarmante sa i përket ndotjes se ambientit”, tha ai.
Sipas monitorimit të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, efektet afatshkurta të ndotjes, kanë shtuar numrin e pacienteve, ka thënë Ukhaxhaj. Sipas saj, institucionet përkatëse nuk kanë ndërmarrë hapa konkret për përmirësimin e kësaj gjendje.
“ Të dhënat na çojnë drejtë numrit të rritjes së numrit se të sëmurëve me asem bronkiale, mirëpo njëkohsishtë në këtë vit ne po përballemi edhe me rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardio-vaskulare dhe ato aspiratore në QKUK. Por, gjithsesi pasojat e ajër-ndotjes kanë të bëjnë edhe më shkurtimin e jetës së rritjes së shkallës së mortalitetit”, tha ai.
Ilir Morina nga Agjensioni për mbrojtjen e mjedisit thotë se tani në sezonin e dimrit është e pamundur të merren masat afatshkurta sepse duhet të behën investime kapitale.
“Jemi munduar qe të informojmë popullatën me shkëmbimin e druve më thëngjill në disa gjerdhe, në disa institucione kolektive. Mirëpo, fatkeqësisht ndërmarrjet komunale janë dukë fjetur dhe nuk kanë ndërmarr asnjë formë të cilat ne ju kemi dërguar dhe shumica e masave për tu ndërmarrë nuk janë kompetencë e ministrisë së mjedisit. Normal qe kemi punë si ministri psh. të ndalojmë funksionimin e termocentralit Kosova B, mirëpo e dini problemin me furnizim të energjisë dhe çfarë kosto ka importi i energjisë”, tha ai.
Edhe pse institucionet e vendit janë në dijeni për këtë problem, situata çdo vit po vazhdon të jetë e njëjtë, kanë thënë zyrtarë të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës.

T� tjera
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...






























