Ndodhi edhe kjo: Specialja i çon në Hagë gazetarët kosovarë, “i trajnon” si të raportojnë
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 02 May 2023
Një zhvillim i paprecedentë ndonjëherë në sektorin e drejtësisë po ndodhë këto ditë në Hagë. Kur përmendet kjo e fundit, natyrisht se dihet që temë është Gjykata Speciale, që jo rrallë herë ka befasuar e lënë gojëhapur me disa veprime të saj.
I fundit ka të bëj me gazetarët kosovarë. Ata të cilët merren me Specialen, janë dërguar në një trajnim në Hagë nga Specialja, për formën se si duhet të raportohet nga gjyqi. Kjo për shumëkë po konsiderohet ndërhyrje direkte në raportimin e mediave dhe diktim ndaj gazetarëve se si duhet të raportojnë ata.
Detaje ka dhënë ish-zyrtari i PDK-së, Kushtrim Shkodra. Ai është shprehur i çuditur se pse zëdhënësit e Gjykatës dhe Prokurorisë së Specializuar kanë shkuar që të dy në këtë trajnim.
“Pikat kryesore të këtij “trajnimi” janë: 1. Cilat janë konsideratat kryesore për gazetarët kur raportojnë për gjyqe? 2. Si të raportoni për viktimat? Dhe në fund, pse zëdhënësit e Gjykatës dhe Prokurorisë i bashkohen gazetarëve së bashku për të diskutuar me ta?”, ka shkruar ai.
“A nuk është kjo ndërhyrje dhe presion në raportimin e mediave për KSK-në? Është absolutisht e rrezikshme për drejtësinë, sepse nga sot në ditët në vijim Gjykata Speciale do të mbajë një “trajnim” për gazetarët nga Kosova”, shkruan tutje Shkodra.
Rrezik për paanshmërinë e gjyqësorit, këtë zhvillim e konsideron ish-kryediplomati, Petrit Selimi.
“Të ftosh gazetarët për t’u njohur me paketën e mjeteve të medias është një gjë – të kesh prokurorinë dhe gjykatën të punojnë së bashku në shtrirjen e medias është diçka tjetër. Është absolutisht e pazakontë që një prokuror dhe kryetar gjykate të kenë ngjarje të përbashkëta mediatike siç bëjnë ata”, ka shkruar Selimi.
Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i këtij “trajnimi” që Specialja po ua bën gazetarëve që raportuan për punën e saj.
Ajo që dihet është se Prokurorisë nuk i ka pëlqyer deri tash forma se si mediat në Kosovë kanë raportuar për zhvillimet atje.
Këtë ata e shprehën haptas edhe në një seancë kur nisi gjyqi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Inviting journalists to get acquainted with the media toolkit is one thing – having prosecution and court work together in media outreach is different thing. It’s absolutely unusual that a prosecutor and court president have joint media events like they do at @SpecialChambers https://t.co/ymntLGzHaM
— Petrit Selimi (@Petrit) May 2, 2023
Të tjera
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...