Lajme

Ndodhë në Fushë Kosovë, lopa ngec në katin e dytë të një objekti (Video)

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 02 July 2017

Një lopë është shpëtuar sot pasi ka ngecur në katin e dytë të një objekti të pashfrytëzuar që gjendet në kodrën e Goleshit, në fshatin Harilaq të Fushë-Kosovës.

Nuk dihet se si lopa ka përfunduar aty.

Imer Islami, një qytetar, ka publikuar një video në të cilën shihet momenti kur lopa zbritet në tokë përmes një kran-kamioni.

-Advertisement-

Qytetari Islami thotë se lopën e shpëtoi komuna e Fushë-Kosovës.
“Sot e shpëtoi lopën komuna e Fushë-Kosovës në fshatin Harilaq, Bislim Islami me kamion”, shkruhet në përshkrimin e videos.

Click Channel mëson se komuna e ka angazhuar qytetarin Bislim Islami duke ia hequr shpenzimet, që me kamionin e tij ta shpëtojë lopën

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera