Ndodhë midis Moskës| Edi Rama i kërkon Rusisë e Serbisë ta njohin Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 26 February 2020
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga kryeqendra e Rusisë, Moska, ka deklaruar se nuk ka arsye që të mos njihet Kosova si shtet i pavarur.
Ne konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të shtetit rus, Sergey Lavrov, Rama tha që kanë diskutuar edhe për Kosovën, shkruan gazeta inFokus.
“Po kemi diskutuar rreth kësaj çështje dhe siç po e shihni po diskutojmë për këtë edhe me ju publikisht. Jemi shumë larg, sepse pozicionet tona janë shumë të qarta. Mendoj se është mire që të gjithë, duke përfshirë edhe Serbinë, që ta njohin Kosovën ashtu siç është. Natyrisht kjo nuk përjashton të kundërtën, ne do ta mbështesim gjatë gjithë rrugës dialogun, procesin e pajtimit, gjetjen e një pike të përbashkët që ta bëjmë të mundur këtë njohje”.
Rama tha që mosnjohja është parim i gabuar e nismë që nuk premton progres, derisa edhe ka komentuar qëndrimin e Lavrov, i cili i ka pohuar se shumë marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, nuk janë realizuar.
“Është e vërtet ajo çka tha ministri që ka shumë aspekte të dialogut, shumë marrëveshje nuk kanë parë dritën e realitetit në aspektin e implementimit. Ia shpjegova ministrit ku duhet ta ristartojmë procesin, sepse kur vjen puna tek marrëveshjet mendoj se palët hedhin fajin tek njëra-tjetra. Por, nuk dua të hy aty duke thënë që pala serbe nuk ka përmbushur marrëveshjet, sepse nuk ndihmon”.
“Vullneti i popullit nuk mund të jetë standard i dyfishtë kur vjen puna tek njohja, apo ajo që vullneti i njerëzve sjell për popullsinë, për një popullatë si ajo e shqiptarëve në Kosovë, që besonin se nuk deshën të qëndronin nën sundimin e një shteti, në thelb diktatorial. Kështu që nuk shoh se pse të tjerët kanë të drejtë ta kenë shtetin e tyre dhe Kosova jo”.
Rama po qëndron në Moskë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së me ç’rast zhvilloi takim me Lavrov, ku u diskutua me theks të veçantë për konfliktin në Ukrainë./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...