Lajme

Ndodhë edhe kjo: Zafir Berisha e tregon publikisht fjalëkalimin e facebook-ut

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 25 September 2020

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha nuk e ka pas problem që të tregojë publikisht se cili ishte fjalëkalimi i facebook-ut të tij.

Kjo para disa ditëve kur atij iu hakua ky rrjet social menjëherë pasi mori postin e Koordinatorit, shkruan gazeta inFokus.

Berisha në DPT te Fidani ka thënë se fjalëkalimi i tij ishte “Prizreni123”, por që tashmë ka marrë mësim dhe e ka ndërruar atë pas rikthimit të llogarisë së tij.

-Advertisement-

“Fjalëkalimi im ishte Prizreni123. Por e kam marrë mësimin. Tani fjalëkalimi im është më i vështirë”, ka thënë Berisha./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera