Fokus

Ndodhë edhe kjo! Xhavit Haliti nuk i ka 2-3 milionë euro

Autori: Halil Berisha 14:38 | 06 August 2020

Një deklaratë e ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, ishte bërë virale, ku në një emision në KTV, kishte thënë se secili i ka nga 2 – 3 milionë euro pasuri.

Por, si duket kaq pasuri nuk ka vet Haliti, shkruan gazeta Infokus.

Në deklarimin e pasurisë që e ka publikuar Agjencia Kundër Korrupsionit, shihet se pasuria e Halitit nuk e kap shifrën prej 2 milionë eurove.

-Advertisement-

Haliti, pasuri të paluajtshme i ka 1 milionë e 20 mirë euro vlerë.

Prej tyre, 4 hektarë i ka tokë bujqësore si trashëgëmi që nga viti 1995, me vlerë prej 400 mijë eurosh, shkruan gazeta Infokus.

Dy shtëpi familjare me nga 250 metra katrorë me vlerë nga 200 mijë euro secila, njëra e blerë në vitin 1999 e tjetra e paraqitur si ndërtim paslufte në vitin 1999.

Ndërsa ka edhe një banesë me podrum prej 94 metrash katrorë të blerë në vitin 2000 me vlerë gjithashtu 200 mijë euro dhe 4.35 hektarë tokë pyjore me vlerë 20 mijë euro.

Tek pasuria e luajtshme, Haliti ka 20 mijë euro vlerë, në të cilat, një automjet Land Rover të vitit 1997 me vlerë 5 mijë euro dhe stoli ari në vlerë 15 mijë euro, shkruan gazeta Infokus.

Haliti gjithashtu i ka në tri xhirollogari në ProCredit Bankë, të vendosura në njërën 146 mijë e 362 euro, në tjetrën 2 mijë dhe tëtretën 570 euro e 7 cent.

E tek të hyrat vjetore Haliti ka deklaruar 29 mijë e 85 euro e 89 cent si pagë nga Kuvendi i Kosovës dhe 4 mijë e 240 euro e 75 cent si mëditje nga ky institucion./Gazeta Infokus.

Nga kjo i bije që pa paga vjetore, Haliti i ka pasuri 1 milionë e 198 mijë e 932 euro./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera