Sport

Ndodhë edhe kjo: Tifozët e ekipeve nga Serie A përleshen midis detit me mjete piroteknike

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 10 January 2022

Futbolli është një prej lojërave më të popullarizuara në botë, që sjellë shumë emocione jo vetëm tek futbollistët, por edhe të tifozët pa të cilët kjo lojë nuk do të ishte aq e mirë, shkruan Gazeta inFokus.

Emocionet, grinta, dëshpërimet, nervozizmi e gjithçka tjetër që sjellë futbolli përjetohen mjaftë shumë nga tifozët, të cilët nganjëherë dinë edhe të jenë të ashpër, e të shkaktojnë trazira e përleshje.

Një e gjë e tillë ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes Venezias dhe Milanit që u mbyll në favor të ‘Rosonerëve’ me rezultat 3-0.

-Advertisement-

Ky takim u zhvillua në stadiumin ‘Stadio Pierluigi Penzo’ në Veniza, qytet ky i rrethuar i gjithi me ujë.

Për këtë arsye tifozët e këtyre dy skuadrave pas ndeshjes janë përleshur midis detit, ku e godisnin njëra-tjetrën me mjete piroteknike.

Një gjë e tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur me parë edhe pse kampionati italian njihet për tifozëri të zjarrta që përleshen shpeshherë mes veti, por jashtë stadiumeve e rrallë herë brenda tyre, e kurrsesi në deti.

Më poshtë keni pamjet nga ‘lufta’ e tifozëve të Venzias dhe Milanit që po bënë xhiron e botës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera