Lajme

Ndodhë edhe kjo: LVV-ja e shfrytëzon pamjen skandaloze të rrahjes në Kuvend për tu mburrur me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 13 July 2023

Një pamje aspak e mirë nga Kuvendi i Kosovës sot pasi nisi një përleshje në mes të ministrave të pushtetit dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pasi deputeti, Mergim Lushtaku deshi ti hedhë ujë kryeministrit, Albin Kurti, zv. Kryeministri Besnik Bislimi ia hoqi shishen dhe ia gjuajti kokës.

E këtë video duke u mburrur me një pamje të tillë skandaloze nga një institucion i shtetit ku vetëm pamje të tilla nuk duhet të ketë, Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar në faqen zyrtare, ku shihet kryeministri Kurti duke qeshur gjatë përleshjes.

-Advertisement-

Derisa në video kanë shkruar “I patrembur para krimit të 20 vjetëve!”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera