Lajme

Ndodhë edhe kjo! Haki Abazi i del kundër Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 23 April 2021

Mbase mund të duket e çuditshme, por një gjë e tillë ka ndodhur.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe deputeti i Vetëvendosjes në legjislaturën aktuale, Haki Abazi ka kritikuar zërat për një angazhim të mundshëm të Blerim Shalës në dialog me Serbinë si pjesë e ekipit negociator, përcjell GazetaBlic.

Sot, në orët e mbrëmjes, siç ka mësuar Klan Kosova, Blerim Shala e Veton Surroi thuhet të jenë takuar me Kurtin, ku kanë folur rreth angazhimit të tyre si pjesë e ekipit në dialog me Serbinë

-Advertisement-

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe reagoi Haki Abazi. Sipas Abazit, Blerim Shala, apo mendësia e vjetër siç ka shkruar ai, nuk ka vend në negociata, pasi gjithnjë sipas tij, Shala ka qenë joproduktiv në negociatat e kaluara.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Roli i Blerim Shales në dialogun e udhëhequr nga Hashim Thaçi, ka qenë joproduktiv dhe në përkrahje të degradimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Procesi i deritanishëm i dialogut ka prodhuar dëme vështirë të riparueshme, e ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës, dhe ka krijuar rrethana të favorshme për Serbinë.
Në asnjë mënyrë nuk duhet të aplikohet mendësia e vjetër e aq me pak të sigurohet pjesemarrje pa legjitimitet qytetarë në nje proces kaq jetik të individëve që kanë kontribuar në rezultatet negative të shtetndërtimit në dekadën e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera