Lajme

Ndodh në Skënderaj, lind viqi me dy koka

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 20 July 2021

Natyra ka habitur fermerin nga fshati Qirez i Komunës së Skenderajt.

Lopa e tij ka sjellë në jetë një viç me dy koka, me dy palë sy dhe dy hunda. Kafsha tre ditë e vjetër deri tani është e shëndoshë dhe ka tërhequr vëmendjen e fshatarëve, por edhe të publikut.

Lindja e kafshëve me dy koka, por edhe e njerëzve, është gjë e rrallë, por shënimet për rastet e tilla ekzistojnë që nga e kaluara e largët.

-Advertisement-

Veterinari, Dr. Lutfiu për portalin rajoni.org ka treguar se lindja e tij është berë me prerje cezariane dhe ka shtuar se në rastet e tilla është e nevojshme të përcjellim progresin e kafshëve, pasi është e vështirë të parashikohet zhvillimi dhe rritja e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera