Lajme

Ndodh në Podujevë: Rrah një person, gjatë kontrollit nga policia i gjendet substancë narkotike

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 22 October 2019

Të Hënën është arrestuar një person në Podujevë pasiqë i njëjti ka rrahur një person dhe pas kontrollit nga policia i është gjetur substancë narkotike.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull K/Shqiptar dhe disa personave të tjerë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar 1.3 gramë substancë e dyshuar narkotike. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorin është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera