Sport

Ndodh në Argjentinë: arbitri i masakron, ekipi ulet në fushë dhe nuk çohet më! (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 26 June 2019

Argjentina dhe historitë e saj, një kapitull i ri i një sërë ngjarjesh që vetëm në një pjesë të botës mund të jenë “të zakonshme”. Në qendër të vëmendjes ka përfunduar finalja e ngjitjes në B Nacional, ose e thënë ndryshe kategoria e dytë.

Ndeshja luhej mes San Jorge de Tucuman dhe Alvarado de Mar del Plata.

Qendra e polemikës ishte arbitri Adrian Franklin, që është konsideruar skandaloz nga futbollistët e San Jorge që, pasi pësuan një gol, vendosën të bënin një protestë të veçantë.

-Advertisement-

Në minutën e 49-të të ndeshjes, u ulën të gjithë në terrenin e lojës, duke penguar ndeshjen të vazhdonte. Motivi lidhej me dy kartonë të kuq dhe pesë të verdhë në pjesën e parë, fakt që u konsiderua skandaloz nga klubi i Tucumanit: një nga këto kartonë të kuq erdhi për protestat për golin e Alvarados.

Goli u konsiderua në pozicion të parregullt, ndaj edhe u desh ndërhyrja e policisë për të shuar gjakrat. Arbitri, logjikisht, pezulloi ndeshjen dhe i dha kështu ngjitjen në kategori Alvarados, që u detyrua të festonte në rrethana të pazakonta.

Sakaq, klubi i Tucuman ka vendosur që sezonin tjetër të mos regjistrohet në Federal, pra kategoria e tretë argjentinase, teksa presidenti i tyre ka akuzuar për abitrat e korruptuar dhe që mbajnë anën e klubeve të mbrojtur nga federata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera