Fun & Video

Ndodh fenomeni i çuditshëm/ Makina gëlltitet nga toka (video)

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 14 June 2021

Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në Ghatkopar në Mumbai të Indisë.

Në pamjet e publikuara në mediat e huaja, tregohet një gropë e vogël që gëlltit një makinë në pak sekonda.

Është e paqartë nëse dikush ishte në automjet gjatë incidentit, por vihet re që dritat e frenave ishin ndezur.

-Advertisement-

Sipas raportimeve, zona e poshtme u përdor fillimisht si një pus uji.

“Vrima të tilla” janë një fenomen po aq i tmerrshëm dhe interesant, ku shkëmbi nën sipërfaqen e tokës mund të tretet natyrshëm nga ujërat nëntokësore që qarkullojnë nëpër të.

Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që shfaqen automjete që “gëlltiten” nga nëna natyrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera