Ndodh edhe kjo, vjehrra rrah nusen se i kërkoi ujë
Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 11 September 2019
Vjehrra e nuses e cila denoncoi pak ditë më parë dhunën që ajo bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj kishin ushtruar ndaj saj ka treguar një tjetër variant të kësaj ngjarjeje.
Në një rrëfim për Report Tv ajo është shprehur se nusja ka sajuar çdo gjë duke deklaruar se ajo e fundit vuan nga depresioni, gjë për të cilën edhe kurohej.
Ajo akuzon nusen e djalit të saj se ka mashtruar edhe më herët duke akuzuar për dhunë edhe dy djem të tjerë me të cilët ka pasur lidhje.
“Ne duhet të bëjmë shumë komente dhe të tregojmë të vërtetën që edhe unë të jem e ndërgjegjshme. Nusja të mbledhë mendjen dhe të kurohet nga depresioni. Pi ilaçe dhe nuk di çfarë flet. Isha unë me vajzën e vogël poshtë rreth orës 7. U ngjitëm lart. Kur ia dhamë vajzën se do i jepja djali bukë kjo bërtiste si e çmendur dhe deshi të mbyste vajzën. Ne kemi shpëtuar vajzën. Vazhdimisht vajza ka shenja por nuk e kisha kuptuar. I kam thënë të gjithëve që ajo do kurim, do neurolog. Ajo ka bërë film horror, u bë si bishë dhe dy burra nuk e mbanin dot. E kam vënë re dhe kur ishte shtatzëne dhe ia kam lënë hormoneve. Ka bërë një tentativë për t’u hedhur nga marteniteti. Oficeri gjyqësor i Elbasanit më tha hap derën. Policia më gjeti me vajzën në dorë. Djali kishte shkuar për t’i blerë një kaps vajzën. Sa pa policinë ajo bërtiti duan të më marrin vajzën. Kjo është historia. Dhe unë kam mbaruar shkollën për psikologji dhe nuhata shumë gjëra tek ajo. Në 2017 vajza bashkëjetonte me një djalë me emrin Armand dhe në 2018 ka bërë një tjetër kallëzim për një djalë me emrin Mahmut. Brenda dy viteve ajo ka futur brenda katër persona të pafajshëm. Armandi më ka thënë se kam lëvizur në 2017, si ka mundësi që ajo më ka denocuar në 2018. Vajza kishte bërë një abort dhe më pas ka denoncuar për dhunë”, thotë vjehrra.
Dhunimi fizik i nuses së shtëpisë në prezencë të foshnjës katër muajshe në Elbasan, ka sjellë mbylljen në “arrest shtëpie” të vjehrrit G.Ibrahimi.
Vendimi u mor dy ditë më parë nga gjykata e Elbasanit e cila pasi ka dëgjuar palët e përfshira në këtë konflikt të rëndë familjar, ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për njërin nga tre personat e akuzuar për veprën penale të “Dhunës në familje”.
Ndërkohë për burrin e vajzës së dhunuar H.Ibrahimi, person i dënuar më parë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Babë e bir së bashku me vjehrrën e nuses, akuzohen nga prokuroria e Elbasanit për “Dhunë në familje”, pasi rezulton se në datën 5 shtator kanë rrahur njëri pas tjetrit nusen e tyre.
Dhunimi i saj ka ndodhur në ambientet e banesës në Elbasan, ku motivacion dyshohet se ka qenë marrja e ujit për të larë foshnjën katër muajshe.
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...