Ndodh edhe kjo, Tatlises do të mbajë koncert në Jerusalem, muzika shkel politikën

Autori: Gazeta inFokus
23:12 | 19 June 2022
Raportet në mes të Turqisë dhe Izraelit kurrë s’kanë qenë të mira. Kjo për shkak të Palestinës, cështje për të cilën Erdogan ishte përplasur ashpër me Shimon Peresin në një forum në Davos. Por pavarësisht këtyre raporteve, muzika është ajo që bashkon dy popujt. Këtë muaj në Jerusalem do të mbaj një koncert legjenda e muzikës turke, 70 vjeçari Ibrahim Tatlises, shkruan Haretz, transmeton Gazeta Express.
Këngët e Tatlisesit pëlqehen shumë në Izrael, derisa shumë këngëtar izraelit i kanë përpunuar këngët e yllit të vjetër të muzikës turke, i cili pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore nuk e ka ndalur aktivitetin e tij muzikor.
Në këtë shkrim të Haretz kanë folur shumë këngëtar izraelit të cilët kanë ribërë këngët e Tatlisesit, e të cilave vetëm ua kanë ndërruar titullin.
Por pse kjo ndërlidhje në muzikë mes Izraelit dhe Turqisë po ndodh më shumë tani se që kishte ndodhur para dhjetë apo 20 vjetësh.
Për këtë ka folur këngëtarja turke, Kalben, e cila edhe ka realizuar një bashkëpunim me këngëtarin izraelit, Dudu Tassa. Ajo për Haretz ka thënë se tashmë janë një gjeneratë e re, me mendje të hapur që duan ta shijojnë jetën.
“Sepse brezi ynë ka një mendje të hapur. Ne duam të jetojmë. Ne duam të argëtohemi. Ne duam të mësojmë për veten dhe për të tjerët. Ne nuk duam të jemi të huaj për njëri-tjetrin. Ne refuzojmë ksenofobinë. Ne refuzojmë kufijtë. Ne refuzojmë paragjykimet. Njerëzit e moshës sime, 35-40 vjeç, dhe ata pak më të rinj, nuk duan të merren më me këtë gjë. Mendoj se artistët janë shumë të vetëdijshëm për të gjitha këto. Ne duam t’u tregojmë të gjithëve se çdo gjë që nuk përfshin muzikë dhe dashuri nuk vlen shumë.”, ka thënë ajo.
E pyetur nëse ka marrë komente negative për shkak të ketij bashkëpunimi, ajo ka thënë se askujt nuk i intereson një gjë e tillë dhe se njërëzit e duan artin dhe muzikën.
Mark Eliyahu, ndoshta muzikanti më i suksesshëm izraelit në Turqi kohët e fundit, pohon ndjenjat e Kalben. A ka hasur ndonjëherë kritika apo urrejtje në Turqi? “Asnjëherë.
“Asnjë fjalë. Madje as gjatë luftës së fundit në Gaza. Dhe të gjithë e dinë që jam nga Izraeli. Më mahnit çdo herë sërish që muzika është dashuri, është një lidhje. Nuk ka vend për urrejtje askund afër saj.”.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...