Lajme

Ndodh edhe kjo: Sulmon vëllaun, pastaj godet me veturë tavolinën ku ishte i ulur

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 10 April 2020

Një person në Fushë Kosovë ka sulmuar verbalisht vëllaun e tij gjatë ditës së enjte.

Kështu bënë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta inFokus.

Poashtu i njëjti person sipas Policisë kishte goditur edhe tavolinën me karrige në të cilin kishte qenë ulur viktima dhe bashkëshortja e tij.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pasnjë mosmarrëveshje e kishte kanosur verbalishtë vëllaun e tij viktimën mashkull kosovar sidhe me veturën e tij në lëvizje i kishte goditur tavolinën me karrige në të cilin kishte qenëulur viktima me bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera