Lajme

Ndodh edhe kjo, kosovari merr veturën me qira dhe e shet në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 20 February 2021

Një rast i rrallë ka ndodhur në Kosovë të premten, shkruan Gazeta inFokus.

Drejtoria Drejtoria për Hetimin e Krimit te Organizuar, përkatësisht Njësia e Auto-Krimeve kishte pranuar informata se një person ka marrë veturën AUDI Q8 me targa lokale me qira nga një kompani “Rent A Car”, dhe i njëjti  veturën e ka shitur në territorin e Shqipërisë.

“Vetura është lokalizuar ne Shqipëri, ku e njëjta nga autoritete shqiptare është  sekuestruar dhe tash gjendet nën mbikëqyrjen e policisë së Shqipërisë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera