Lajme

Ndjekje si në filma: Lëndohen dy policë pasi tentojnë të arrestojnë burrin që po kërkohej nga policia

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 16 September 2022

Dy policë kanë marrë lëndime trupore të premten pas mesnate pasi ndaluan një veturë dhe doli se ngasësi ishte në listat e kërkimit nga policia. I dyshuari ka provuar që me veturën e tij të ikë nga policia mirëpo policia i është vënë pas dhe ka arritur ta arrestojë atë, derisa gjatë arrestimit dy policë janë lënduar.

Sipas njoftimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Infokus.

“Njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar i cili pas verifikimit ka rezultuar në kërkim policor. I dyshuari ka tentuar të largohet me veturë nga vendi i ngjarjes me ç’rast pas marrjes së veprimeve për ta ndaluar të njëjtin, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët policorë meshkuj kosovarë, lëndime për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka udhëzuar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt“, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Infokus /

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera