Lajme

Ndizet atmosfera në një dasëm në Prizren, shqyejnë tupanin dhe nxjerrin imazhin e kryeministrit Kurti

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 12 November 2023

Në një dasëm në lagjen e “Trimave”, siç njihet në Prizren, kishte gëzim, pasi sot një çift po kurorëzon lidhjen e tyre me martesë.

Në tradita shqiptare, nuk mbahet mend të nis një dasëm pa surle e tupana. Surlet dhe tupanat me melodinë e tyre elektrizuan atmosferën, ndërsa fishekzjarret me tym shtuan magjinë e momentit.

Në dasmën e çiftit më të ri në vend, kishte edhe simpatizant të kryeministrit Kurti. Nga atmosfera që u krijua, ata shqyejnë tupanin dhe nga aty nxjerrin një flamur me imazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera