Lajme

Ndizen qirinj në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 15 January 2023

15 janari shënon datën e përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Me këtë Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, ka organizuar aktivitetin e ndezjes së qirinjve në shenjë respekti për viktimat e gjenocidit.

Aktivitetet fillojnë nga ora 19:30.

-Advertisement-

Ndezja e qirinjve në Prishtinë do të bëhet në sheshin “Skënderbeu.

Kjo qendër fton qytetarët e qyteteve të tjera që në sheshet e tyre ndezjen e qirinjve ta bëjnë me vetiniciativë, në sheshet kryesore.

Sipas kësaj qendre edhe organizimet jashtë Kosovës janë të mirëseardhura.

E ata që nuk kanë mundësi të dalin në sheshe atë mund ta bëjnë në ballkonet e dritaret e tyre.

“Përkujtimi i viktimave të Gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit!”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre, përcjell Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera