Lajme

Ndihmës sekretari i shtetit tregon nëse SHBA do krijojë një pako e re për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 12 March 2018

Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ai nuk ka ardhur këtu që të shpalos ndonjë plan të veçantë apo pako të re për Kosovën, siç kanë raportuar mediat serbe.

Sipas tij, ai është këtu të ofrojë përkrahjen e SHBA-së në rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe rrugëtimin e tyre drejt BE-së.

“E kam parë atë spekulim gjatë rrugëtimit tim këtu, mund të ju them se nuk kam ardhur këtu të shpalos ndonjë plan të veçantë por të angazhohem me Kosovën dhe Serbinë që të jap përkrahjen për një të ardhme të përbashkët drejt anëtarësimit në BE”.

-Advertisement-

Më tej ai ka shtuar se gjatë takimi ata kanë biseduar për shumë çështje tjera.

Ai tha se është i gëzuar se në misionin e tij, ka filluar vizitën e parë në Kosovë, duke shtuar se Kosova ka bërë përparime të mëdha si shtet i ri.

“Ishte shumë me rëndësi që në udhëtimin tim të parë si ndihmës sekretar për çështjet e Evropës dhe Azisë, të fillojë vizitën në Kosovë. Kjo administratë ka pasur gjithmonë një miqësi të mirë me Kosovëm dhe do të vazhdojë të thellojë miqësinë edhe më tej. SHBA është për një Kosovë demokratike, shumë entike dhe do të angazhohet për mbështetjen e saj në rrugën euroatlanike.  Vlerësojmë lartë luftën e Kosovës dhe bashkëpunimin e mirë që keni në luftën kundër terrorizmi dhe ISIS-it. Kosova ka shënuar 10 vjetorin e sj si shtet dhe ka arritur shumë si shtet, duke treguar një arritje të mëdha në ekonomi. Kosova duhet të të marr hapa të rëndësishme për të siguruar rrugën drejt integrimit evropian. gjithashtu ajo duhet të zgjidh cështjen e kufirit me Malin e Zi”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera