Ndihen të pafajshëm rreth akuzës se ia thyen hundën të dëmtuarit
Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 07 August 2018
Në Gjykatën e Mitrovicës ka filluar gjykimi kundër të akuzuarve lidhur me akuzën për kryerjen e veprës penale – lëndim i lehtë trupor, rast që ka ndodhur në vitin 2013.
Gjatë mbajtjes së seancës se shqyrtimit fillestar dy të akuzuarit Mursel dhe Binak Hasani janë deklaruar të pafajshëm.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Mursel, Istref dhe Binak Hasani akuzohen se 28 shtator 2013 në Mitrovicë, në motel “Fortuna”, e kanë sulmuar të dëmtuarin Kreshnik Isufi.
Në aktakuzë thuhet se pas një mosmarrëveshjeje, të njëjtin e godasin me shqelma dhe grushte rreth 5 minuta dhe i shkaktojnë ndrydhje dhe gërvishtje në regjionin e hundës dhe thyerje në kockën e hundës, e që është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.
Me këtë, akuzohen se kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjatë mbajtjes së seancës të akuzuarit duke u deklaruar lidhur me fajësinë u shprehën se nuk e ndjejnë vetën fajtor për veprën penale më të cilën akuzoheshin nga Prokuroria .
Të akuzuarit Hasani u shprehën se askujt nuk i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe se e gjitha kjo sipas tyre ka qenë veprim i vetë të dëmtuarit në këtë rast, Kreshnik Isufi.
Meqë të akuzuarit Mursel dhe Binak Hasani janë deklaruar të pafajshëm, gjyqtari i rastit Bekim Veliqi, i njoftoi ata se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimet e tyre lidhur me aktakuzën dhe provat e cekura në aktakuzë.
Në këtë rast përveç dy të lartcekurve ka qenë i akuzuar edhe Istref Hasani, mirëpo gjykatësi Veliqi nga ana e të akuzuarve Mursel dhe Binak Hasani u njoftua se i akuzuari Istref Hasani ka ndërruar jetë para disa muajve.
Lidhur me këtë, gjykatësi Bekim Veliqi kërkoi nga i akuzuari Mursel Hasani, i cili u shpreh se të akuzuarin Istref Hasani e ka pasur vëlla, që në seancën e radhës të sjellë certifikatën e vdekjes dhe të verifikohet vdekja e tij.
Kurse paraprakisht gjykatësi Veliqi pasi që nuk ka pasur kundërshtime as nga ana e prokurorit të rastit Arian Xhema, lidhur me të akuzuarin Istref Hasani ka veçuar procedurën penale.
Të tjera
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...