Lajme

Ndezen dritat e festave të fundvitit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 05 December 2020

Prishtina sonte është ndriçuar për festat e fundvitit.

Tanimë kanë përfunduar dekorimet në sheshet e Prishtinës për festat që janë në ditët në vijim.

Sonte janë ndezuar dritat në sheshe duke zbuluar se si është rregulluar kryeqyteti këtë vit.

-Advertisement-

Deri vonë Komuna e Prishtinës s’kishte vendosur nëse do t’i zbukuronte hapësirat, pasi ekzistonte frika që dekorimi do të mund të nxiste grumbullimin e njerëzve nëpër sheshe.

Madje kryetari Shpend Ahmeti kishte pyetur qytetarët në Facebook për mendimin e tyre se a duhet të ketë zbukurim sivjet. Shumica e tyre ishin që sheshet të dekorohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera