Sport

Ndeshjet kualifikuese drejt “Katar 2022”, mbyllen pjesët e para

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 08 October 2021

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet kualifikuese drejt Botërorit “Katar 2022”, ku në derbin mes Turqisë dhe Norvegjisë rezultati është i barabartë 1:1.

Përveç Turqisë dhe Norvegjisë, rezultati ka ndryshuar edhe në ndeshjen mes Gjermanisë e Rumanisë, ku mysafirët mbajnë epërsinë momentalisht, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje është duke zhvilluar edhe Kombëtarja e Holandës, e cila gjendet në epërsi minimale 1:0 si mysafire e Letonisë.

-Advertisement-

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve kualifikuese drejt “Katar 2022” që po zhvillohen sot i gjeni më poshtë.

Qipro 0 – 1 Kroacia

Çekia 1 – 1 Uellsi

Estonia 0 – 0 Bjellorusia

Gjermania 0 – 1 Rumania

Gjibraltari 0 – 2 Mali i Zi

Islanda 0 – 1 Armenia

Letonia 0 – 1 Holanda

Lihtenshtajni 0 – 1 Maqedonia e Veriut

Malta 0 – 1 Sllovenia

Rusia 1 – 0 Sllovakia

Turqia 1 – 1 Norvegjia

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera